Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohen tre policë në Tetovë

Sulmohen tre policë në Tetovë

Mbrëmë pas mesnate në rr. “Bllagoja Toska” në Tetovë, tre policë nga Stacioni Policor i Tetovës u sulmuan fizikisht nga 26 vjeçari me iniciale M.M. dhe 28 vjeçari me iniciale I.A. të dy nga Tetova, të cilët janë të njohur për shumë vepra kriminale, njofton Ministria e Punëve të brendshme.

Policët pasi i kanë vërejtur personat kanë kërkuar që të bëjnë identifikimin e tyre dhe të nxjerrin gjërat nga xhepi. Pas kësaj personi M.M. filloi të bërtiste dhe fizikisht ka sulmuar njërin nga policët duke e goditur atë me grushta në gjoks. Në këtë rast kanë reaguar edhe dy policët tjerë, kanë arrestuar dhe dërguar personat në Stacionin Policor të Tetovës për veprime të mëtejshme.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *