Home / Lajme / Kronika e zezë / Sulmohet një polic në stacionin e policisë në Kumanovë

Sulmohet një polic në stacionin e policisë në Kumanovë

Sot në mëngjes, rreth orës 3 pas mesnate, në stacionin policor në Kumanovë, deri sa një polic ka kryer obligimet zyrtare, është sulmuar nga një person i arrestuar. Sipas policisë, deri sa polici ka kontrolluar dy persona të arrestuar me iniciale D.Z. (31) dhe M.Z. (39) të dy nga Kumanova dhe u ka dhënë urdhër të nxjerrin gjithçka që kanë në zhep, D.Z. e ka nënçmuar dhe e ka ofenduar policin.

 

Gjatë natës, D.Z. është sjellur në mënyrë agresive dhe i ka ofenduar policët, shkruan Gazeta Lajm. Ai ka bë tentim për vetëlëndim edhe pse njërën dorë e ka pasur të lidhur me pranga, duke goditur disa herë me kokë tavolinën.

Polici ka tentuar ta pengojë D.Z. që të mos vetëlëndohet, mirëpo ai e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me dorën e majtë në gjoks, e pastaj e ka kapur për uniforme dhe e ka tërhequr.

Me përdorim të forcës, D.Z. është sjellur në gjendje dëgjueshmërie dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate, njofton policia.

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *