Home / Lajme / Botë / Superfuqitë e botës tregojnë muskujt me ushtritë e tyre (Foto)

Superfuqitë e botës tregojnë muskujt me ushtritë e tyre (Foto)

Superfuqitë e botës treguan muskujt e tyre në parada të mëdha për të shfaqur forcën e tyre ushtarake.

Kina pati një prezantim madhështor të forcës ushtarake në një paradë për të festuar 90 vjetorin e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, e mbikëqyrur nga Presidenti Xi Jinping.

Trupa, lansues të raketave nukleare dhe aeroplanë të rinj u paraqitën në paradën në bazën e trajnimit ‘Zhurihe’ në Kinë.

Xi, duke pasur veshur rroba ushtarake, iu tha trupave se ‘bota nuk është e sigurt për momentin’, duke shtuar se ‘një ushtri e fortë është më shumë se kurrë e nevojshme tani’, transmeton Gazeta Express.

Parada madhështore e Kinës

Në anën tjetër, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbikëqyri shfaqjen e flotës detare ruse duke bërë paradë në det nga Deti Baltik deri në brigjet e Sirisë.

 

Rreth 50 luftanije u shfaqën në paradë. Putin iu tha ushtarakëve: “Sot po bëhet shumë për të zhvilluar dhe modernizuar flotën. Flota nuk është duke u marrë vetëm me detyrat e saja tradicionale, por gjithashtu po iu përgjigjet me meritë sfidave të reja, duke bërë një kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit dhe piratërisë”.

Parada e Rusisë

Në përgjigje ndaj shfaqjes së Rusisë, Gjeorgjia dhe SHBA lansuan ushtrimet e tyre të përbashkëta ushtarake më të mëdha ndonjëherë, në shfaqjen e fundit në mbështetje ndaj kombit kaukazian.

Diku rreh 800 trupa gjeorgjiane dhe 1600 trupa amerikane janë duke marrë pjesë në ushtrimet ‘Noble Partner 2017’ – ushtrimet më të mëdha ndonjëherë në kombin kaukazian prej luftës së aspër me Rusinë më 2008.

 

Ushtrimet përfshinë gjithashtu edhe 400 ushtarë nga Armenia, Gjermania, Sllovenia, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Këto ushtrime vijnë një ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike për të cilën tha se mund t’i arrijë të gjitha shtetet e SHBA-së.

Donald Trump kritikoi Kinën për mos ‘ndalimin’ e Kim Jong Un-it dhe programit të tij raketor. “Jam shumë i zhgënjyer me Kinën”, shkroi Trump në Twitter.

Ushtrimet e përbashkëta të SHBA-së

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *