Home / Kryesoret / Taçan: Ka gatishmëri për reforma, të gjendet zgjidhje për emrin

Taçan: Ka gatishmëri për reforma, të gjendet zgjidhje për emrin

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për diplomaci publike, Ildem Taçan, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, sheh vendosmëri te Qeveria për zbatimin e një numri të madh reformash dhe thotë se ritmi intensiv i procesit politik do të sigurojë standarde të larta të cilat do ta sjellin shtetin afër anëtarësimit në NATO. Për ftesën për anëtarësim, thekson, janë të rëndësishme edhe reformat, por edhe një zgjidhja të pranueshme për të dyja palët për emrin.

“Vazhdojmë ta mbështesim shtetin tuaj në rrugën për anëtarësim në Aleancë. Si për të gjitha vendet aspiruese me rëndësi është të mbeten të fokusuara në agjendën reformuese dhe të sigurohet stabilitet politik. Të gjitha takimet e mia janë konfirmim i faktit se ka vullnet politik dhe më vjen mirë që e di këtë”, tha Taçen në konferencën e sotme të përbashkët me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, duke u përqendruar në takimet me politikanët e Maqedonisë.

Ambasadori Taçan e ka konfirmuar mbështetjen e NATO-s për Maqedoninë, të shfaqur edhe në takimin e sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg me kryeministrin Zoran Zaev. E ka transmetuar, siç tha, mbështetjen dhe falënderimin e NATO-s për përkushtimin dhe entuziazmin për reformat që e tregon Qeveria e Maqedonisë.

Sipas tij, bashkëpunimi rajonal ka rëndësi thelbësore për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me largimin e pengesave për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO theksoi se është me rëndësi të gjejmë zgjidhje të pranueshme në mënyrë të ndërsjellë për emrin, por edhe se në deklaratën nga Samiti i Varshavës gjithashtu flitet edhe për rëndësinë e reformave.

Ministri Dimitrov megjithatë, theksoi se qëndrimi i Taçan është vizitë e një përfaqësuesi të lartë të Aleancës në Maqedoni pas një kohe të gjatë dhe se paraqet hap të rëndësishëm në procesin për ripërtëritjen e marrëdhënieve të Maqedonisë me NATO-n, kthimin e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunim praktik të cilët në mënyrë të konsiderueshme kanë rënë në vitet e fundit për shkak të krizës.

Dimitrov thekson se me përfaqësuesin e NATO-s kanë pasur biseda konstruktive. Janë dakorduar të punojnë bashkërisht në rritjen e dukshmërisë të Maqedonisë në NATO dhe të NATO-s në Maqedoni, për rritjen e projekteve për bashkëpunim në sfera të ndryshme.

Theksoi se e ka bindur ambasadorin se Qeveria e re do t’i dyfishojë përpjekjet reformuese dhe se aktivisht punon në largimin e të gjitha pengesave apo në një mënyrë detyrat e dhëna nga samitit i Aleancës në Varshavë. Në këtë drejtim është edhe zbatimi i Planit aksionar i anëtarësimit, së shpejti e përfundojmë ciklin e 17-të dhe e fillojmë të 18-të. Në këtë fushë do të ndihmojë shumë edhe plani 3-6-9 i Qeverisë, theksoi ministri Dimitrov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *