Home / Lajme / Maqedoni / Takim Qeveri-BERZH, interes për përkrahje të sektorit privat

Takim Qeveri-BERZH, interes për përkrahje të sektorit privat

Kryeministri Zoran Zaev me ministrat ekonomikë sot u takua me përfaqësues nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, të cilët kanë paraqitur interes dhe gatishmëri për ndihmë dhe përkrahje të sektorit privat në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përkrahja do të realizohej përmes projekteve financiare që përfshijnë zhvillim dhe edukim të kapaciteteve të kompanive, përkrahje të investimeve në infrastrukturë, si dhe ndihmë eksperte në legjislaturë, e cila ka të bëjë me përparimin ekonomik të vendit.

Pres shërbimi qeveritar kumtoi se kryeministri Zaev ka theksuar se Qeveria është fuqimisht e orientuar ndaj zhvillimit të ekonomisë në Maqedoni, hapje të vendeve të reja dhe më mirë të paguara të punës dhe stabilizim financiar të vendit.

“Për këtë shkak i shqyrtojmë dhe i marrim parasysh të gjitha mundësitë në përcaktimin tonë që ta ndihmojmë zhvillimin e kompanive të vendit. jemi të vetëdijshëm se hapja e perspektivave euro-atlantike do të jetë nxitje e fuqishme edhe për investimet e huaja dhe për këtë shkak punojmë në agjendë intensive reformuese që do t’i sigurojë”, tha Zaev.

Në takimin, siç thuhet në kumtesë, u konstatua nxitje e klimës pozitive dhe energjisë nga Qeveria e re për zhvillim të shtetit. Krahas kryeministrit Zaev, në mbledhje morën pjesë edhe zëvendës kryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim me resore ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ministri i Transportit dhe Lidjeve, Goran Sugarevski, njofton AIM.

Nga ana e Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim morën pjesë nënkryetari Pier Helborn, ndihmës drejtori Oleg Levitin, drejtori rajonal për Ballkanin Perëndimor, Holger Muent, drejtori ekzekutiv për Maqedoninë, Frans Uekers dhe drejtoresha e BERZH-së në Maqedoni, Anka Joana Jonesku. Nga të dy palët është shprehur edhe vullnet për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve që mund të kontribuojnë në ngritjen e standardit të jetesës të qytetarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *