Home / Lajme / Botë / Të paktën 14 viktima gjatë sulmit ndaj një kampi të refugjatëve në Irak

Të paktën 14 viktima gjatë sulmit ndaj një kampi të refugjatëve në Irak

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur mbrëmë, kur një vetëvrasës me bombë u hodh në erë në një kamp për vendosje të personave të shpërngulur në brendësi në provincën irakiane Anbar, njoftoi policia lokale.

Sipas burimeve mjekësore, pjesa më e madhe e viktimave dhe të plagosurve gjatë sulmit janë gra dhe fëmijë.

Policia informoi edhe se midis viktimave janë edhe dy pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut.

Tani për tani nuk mori përgjegjësi për sulmin, por policia supozon se kjo është vepër e grupit të xhihadistëve Shteti Islamik, i cili ende kontrollon pjesë nga provinca Anbar, që ndodhet afër kufirit të Irakut drejt Sirisë, Jordanisë dhe Arabisë Saudite.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *