Home / Lajme / Rajon / Të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm janë me të njëjtin mbiemër

Të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm janë me të njëjtin mbiemër

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës ky mbetën të vdekur katër persona.

Sipas Policisë, në aksident ka qenë e përfshirë vetura “Audi” ngjyrë e zezë, me targa të huaja, e cila në momentin e aksidentit ka qenë në lëvizje.

“Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit e trafikut rrugor kanë ngritur dyshimin se, deri te aksidenti ka ardhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë rrugës në të cilën ka qenë duke lëvizur vetura e aksidentuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Si pasojë e këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë: E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas gjerman, E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës, G. Alidemaj 53 vjeçe, femër, shtetase gjermane, ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë: N. Alidemaj 47 vjeçe, femër, shtetase e Kosovës.

Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë: Q. Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës, i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK – Prishtinë.

“Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion mjekoligjor, përderisa policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *