Home / Lajme / Botë / Tension në det: Anija amerikane përballet me luftanijet dhe avionët kinez

Tension në det: Anija amerikane përballet me luftanijet dhe avionët kinez

Pekini e ka quajtur dërgimin e një anijeje luftarake amerikane pranë një ishulli për të cilin Kina pretendon pronësinë e padiskutueshme si “një provokim serioz politik dhe ushtarak”.

Anija amerikane “USS Stethem” lundroi në afërsi të ishullit të Tritonin, pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduara nga Kina dhe Japonia, raporton “BBC”.

Kina u përgjigj duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull.
E gjitha kjo përballje ushtarake ndodhi disa orë para se Presidenti amerikan  Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping të flisnin në telefon, shkruan syri.net. Gjatë telefonatës, Xi i tha  Trump se “faktorë negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, sipas zbardhjes së bisedës nga televizioni shtetëror kinez.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me thirrjen e tyre nuk tha nëse ata kishin diskutuar incidentin. Ai tha se udhëheqësit kishin “riafirmuar angazhimin e tyre ndaj denuklerizimit të gadishullit korean.

Ishulli Triton, në arkipelagun Paracel, është pushtuar nga Kina, por pronësia e tij kërkohet si nga Tajvani dhe nga Vietnami. Kjo është ekspedita e dytë e këtij lloji që prej ardhjes në pushtet të administratës Trump. E para u ndërmor më 25 maj, në arkipelagun Spratley, më në jug.

Pekini pretendon se pjesa më e madhe e Detit të Kinës Lindore, përfshirë disa zona fare pranë brigjeve të shumë vendeve të Azisë Juglindore i perket atij, shkruan syri.net. Sipërfaqja e disa ishujve të vegjël shkëmborë është zmadhuar për të mbajtur baza të mundshme ushtarake. Sipas qendrës amerikane të studimeve të specializuara AMTI, kohët e fundit Kina i ka shtuar objektet e saj në ishullin Triton, me ndërtimin e një piste tjetër për helikopterë.
Sipas Pentagonit, Shtetet e Bashkuara kanë kryesuar operacionet për reklamimin e lirisë së lundrimit në vitin 2016, ndër 22 shtete bregdetare, shumë prej të cilëve aleatë dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *