Home / Lajme / Kronika e zezë / Tentim vrasje në Pejë dhe Vushtrri

Tentim vrasje në Pejë dhe Vushtrri

Një i dyshuar i panjohur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës në fshatin Damjan të Gjakovës. Të shtënat kanë ndodhur në parkingun e një restoranti, ku viktima ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas Policisë, viktima ka marrë lëndime pasi është rrëzuar gjatë ikjes dhe i njëjti ka deklaruar se dyshon në një person pasi që kishte një mosmarrëveshje më herët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 9mm.

Kurse, në Vushtrri është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti për arsye të pa njohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull. Viktima ka pësuar lëndime  trupore  dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është qëlluar viktima. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *