Home / Lajme / Maqedoni / Tërmet i ri nga 3,5 ballë sipas Rihterit në rajonin e Ohrit

Tërmet i ri nga 3,5 ballë sipas Rihterit në rajonin e Ohrit

Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:36 në rajonin e epiqendrës së Ohrit, njoftoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej V ballësh sipas Shkallës sizmike evropiane.

Edhe dhjetëra tërmete më të dobëta janë regjistruar në rrethinën e Ohrit mbrëmjen e kaluar.

Nga data 18 të e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte mbrëmë në orën 13:18 me intensitet prej 5 ballësh sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur dëme më të vogla materiale

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *