Home / Lajme / Maqedoni / Tërmete në Ohër, shqetësohen pushuesit – (VIDEO)

Tërmete në Ohër, shqetësohen pushuesit – (VIDEO)

Tërmeti me magnitudë prej 5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit që pasdite në orën 13:18 e goditi rajonin e Ohrit, i shqetësoi qytetarët e Ohrit dhe turistët në qytet, të cilët dolën para shtëpive të veta dhe objekteve ku qëndrojnë, transmeton Televizioni Koha.

 

Në disa objekte janë vërejtur dëmtime dhe plasaritje më të vogla, ndërsa banorët e Ohrit dhe vendeve përreth ankohen nga aroma e squfurit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në lindje të Ohrit, kumtoi Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në rajonin epiqendror me intensitet prej VII-VIII ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Me intensitete më të vogla, tërmeti është ndjerë në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe vendeve përreth.

Katërmbëdhjetë minuta pas këtij është regjistruar edhe një dridhje me magnitudë prej 3 ballëve sipas Rihterit.

Dy tërmete janë ndjerë edhe herët në mëngjes në rajonin epiqendror të Ohrit. Epiqendrat edhe të këtyre tërmeteve kanë qenë 10 kilometra në Lindje të Ohrit. I pari është regjistruar në orën 3 e 9 minuta me Magnitudë të Rihterit prej 2,8 ndërsa është ndjerë në Ohër, Resnje dhe përreth me intensitet prej II-IV ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane. I dyti ndodhi rreth orës 3 e 54 minuta me Magnitudë të Rihterit 3,7 dhe intensitet prej V ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *