Home / Lajme / Maqedoni / Tërmetet vazhdojnë të dridhin Ohrin dhe Strugën edhe sot paradite, popullata e shqetësuar

Tërmetet vazhdojnë të dridhin Ohrin dhe Strugën edhe sot paradite, popullata e shqetësuar

Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sërish është regjistruar paradite në orën 10:27 minuta në rajonin e epiqendrës së Ohrit, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej V ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike.

Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballëve sipas Rihterit e ka goditur rajonin e Ohrit edhe në orën 08:36 minuta.

Edhe dhjetëra tërmete më të dobëta janë regjistruar gjatë natës së kaluar.

Nga 18 qershori deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte dje në orën 13:18 minuta me magnitudë prej 5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *