Home / Lajme / Rajon / Tërmeti i fortë godet Greqinë, të paktën dy të vdekur

Tërmeti i fortë godet Greqinë, të paktën dy të vdekur

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në detin Egje dhe si pasojë kanë mbeturtë vdekur paktën dy persona në ishullin grek Kos.
Tërmeti me 6.7 goditi 12 km (shtatë milje) në veri-lindje të Kos, pranë bregut turk, me një thellësi prej 10 km. Tërmeti u regjistrua në oren 01:31 të nates.

Të paktën 120 persona u plagosën në Kos, një destinacion i njohur turistik. Disa ndërtesa u dëmtuan.

Në qytetin turk të Bodrumit, disa njerëz u plagosën ndërsa u përpoqën të iknin nga tërmeti.

Dëme të shumta materiale janë evidentuar sidomos në qendër të ishullit, ku janë shkatërruar kryesisht objekte fetare.

Dëmtime të mëdha ka pësuar gjithashtu edhe porti i ishullit, ku trageti i linjës nga Pireu nuk mundi të ankorohej.

Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kaluan natën jashtë, nga frika e lëkundjeve qe pasuan termetin e forte.

Sizmologët kanë paralajmëruar se këto lëkundje do të vazhdojnë me javë, prandaj këshillojnë që njerëzit të bëjnë shumë kujdes e të mos qëndrojnë në banesa të vjetra.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *