Home / Showbiz / Tetë premtimet që çdo grua duhet t’ia bëjë vetes

Tetë premtimet që çdo grua duhet t’ia bëjë vetes

Sekreti i lumturisë nuk gjendet te gjërat e jashtme, por te perceptimi që keni ju për to. Për të arritur më të mirën dhe për të pasur sa më shumë sukses si femër, ndiqni këshillat e mëposhtme për premtimet që duhen mbajtur.

Dashuria për veten është ‘çelësi për t’u ndier mirë për atë që jeni dhe për jetën që bëni’, shkruan Bertolucci në librin e saj më të ri “Pakti i mirësisë”.

Që të kujtoheni dhe të vazhdoni të jeni të sjellshëm me veten duhet të bëni dhe të mbani tetë premtime bazë, secili prej tyre i projektuar për t’ju larguar pasiguritë dhe për t’ju dhënë kurajë.

Pranoni gabimet tuaja

Perfeksioni është diçka që nuk ekziston. Shumë njerëz e dinë këtë dhe vazhdojnë ta torturojnë veten dhe të gërryejnë besimin për të ndjekur perfeksionin. Kur pranoni pikat tuaja të dobëta, keni njohur edhe pikat e forta. Duhet t’i premtoni vetes se do të pranoni veten siç është dhe pa perfeksion. Nëse e bëni këtë, do të ndiheni shumë mirë dhe do ta keni më të lehtë të plotësoni jetën tuaj.

Sapo të keni liruar veten nga barra e perfeksionimit do të jeni të lirë të shihni cilësitë tuaja pozitive.

Bëni gjithnjë më të mirën tuaj

Premtojini vetes se do të bëni më të mirën tuaj dhe kjo është më se e mjaftueshme. Nëse vendosni synime të pamundura, atëherë nuk do të keni shanse të arrini atë që synoni. Për të mos e çuar vetë veten drejt dështimit, bëhuni më realistë dhe jepni fuqinë tuaj maksimale te gjërat që mund t’i kontrolloni.

Kur besoni se më e mira juaj është e mjaftueshme, mund të pranoni një ditë të keqe ose të zakonshme, pa u ndier keq.

Mjaft e krahasuat veten

Premtojini vetes se nuk keni përse e shihni më të mirë ose më të keq se të tjerët. Sa herë që e krahasoni veten me miqtë, fqinjët, të afërmit, personat e famshëm, ju humbni një pjesë origjinale tuajën dhe filloni të imitoni. Kur nuk e krahasoni më veten me të tjerët, i vetmi person që duhet të impresiononi është veta.

Besoni te potenciali juaj

Jo vetëm që është shqetësimi një humbje e madhe e energjisë, po gjithashtu dërgon një mesazh të pastër të ndërgjegjes suaj për pritshmëritë që keni në jetë. Në vend që të shqetësoheni për gjëra që mund të mos ndodhin kurrë, besoni te potenciali juaj dhe përqendrojeni të gjithë fuqinë për të arritur atë që doni në realitet.

Mos e dëgjoni kritikën e brendshme

Mendojeni veten si një rojë të vetëbesimit tuaj. Mënyra se si flisni për veten ka një barrë të madhe në mënyrën se si do të ndiheni për veten; nëse flisni ashpër për veten dhe me zë kritikues, atëherë do të filloni të mendoni jo mirë për personin që jeni. Por nëse nuk e dëgjoni zërin kritikues brenda vetes do të fitoni shumë më shumë sesa t’ia vini veshin. Ndryshimi i mënyrës se si mendoni, mund t’ju duket paksa e pazakontë por do t’ju shpërblejë shumë.

Sfidojeni veten

Besimi dhe vetëbesimi janë si muskujt duhet t’i stërvitni sa më shumë nëse doni të bëheni të fortë. Një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar këta muskuj është të dilni nga zona e rehatisë. Kur e sfidoni veten, mund të bëni gjëra të jashtëzakonshme që mund të mos ju kishin shkuar në mendje. Pavarësisht se si ndiheni kur bëni diçka të re, do të ndiheni shumë të kënaqur kur ta keni përfunduar atë.

Mjaft me arsyetime

Pavarësisht se si mund të duket nga larg, askush nuk po jeton jetën ideale. Çfarë disa e bëjnë më mirë se të tjerët është se ata jetojnë jetën më të mirë që munden. Nëse ju nuk po jetoni në maksimum, duhet të kuptoni shkaqet që po ju pengojnë dhe arsyet përse ju po i lini të ndodhin. Sapo të ndaloni së bëri justifikime dhe të filloni të merrni përgjegjësi, do të mund t’i shijoni gjërat dhe të jetoni një jetë shumë të kënaqshme.

Duaje veten

Nëse doni të ndiheni mirë për personin që jeni dhe jetën që keni, atëherë duhet të ndërtoni besimin te vetja, shkruan gazeta shqip. Duajeni veten, trajtojeni mirë dhe mos t’ju mungojë dashuria dhe respekti, pasi në vetvete jeni shoku më i ngushtë, më mirëkuptues dhe më shpirtmirë. Jeni njeriu më i rëndësishëm i jetës suaj, mos e harroni këtë!

Gjithashtu lexo

Gili me këtë fotografi do ta ‘çmendte’ burrin e saj dhe gruan e Medës (Foto)

Gili është e pranishme thuajse kudo nëpër mbrëmjet që i bashkojnë kolegët nga bota e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *