Home / Kryesoret / Tetova edhe me një shoqatë të re Humanitare

Tetova edhe me një shoqatë të re Humanitare

Këto ditë në regjistrin e shoqatave joqeveritare është regjistruar shoqata më e re humanitare “Ndihmo jetimin”, me seli në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Kjo shoqatë në statutin e saj si prioritet ka personat jetim, ata me nevoja të posaçme, familje të rezikuara sociale dhe raste humanitare ad hoc.

 

Menaxherja e shoqatës humanitare “Ndihmo jetimin”, Mejreme Ramadani për Televizionin Koha thot se aktivistët e shoqatës do të bëjnë vizita nëpër shtepi për të detektuar personat në nevojë, dhe më pas do të perpilojnë planin e tyre aksional drejt dhënjes së ndihmave adekuate, si ndihma në ushqim, veshëmbathje dhe aty ku do të ketë nevojë edhe do të ndihmojnë në strehimin e tyre duke meremetuar apo ndërtuar shtëpi.

Shoqata humanitare “ Ndihmo jetimin” vepron në zyrat e saj në Rrugën e Belicices nr.29, në Tetovë, dhe fton të gjithë ata që kanë nevojë të paraqiten për rregjistrim dhe evidentim. Numri i kontaktit 070/734-173, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu kjo shoqate apelon edhe tek të gjithë njerëzit human që të japin kontributin e tyre duke donuar mjete në këtë shoqatë , për të ndihmuar së bashku jetimat, personat me nevoja të posacme dhe familjet e rezikuara sociale. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *