Home / Lajme / Rajon / Thaçi dhe Vuçiq flasin për fazën e re të dialogut – (VIDEO)

Thaçi dhe Vuçiq flasin për fazën e re të dialogut – (VIDEO)

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, takoi veç e veç presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Në takimin trepalësh në Bruksel, Vuçiq dhe Thaçi do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre për vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh, si dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bëri të ditur Zyra e Mogherinit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në takimin e sotëm që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut mes dy shteteve, transmeton Televizioni Koha.

 

Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013. Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *