Home / Lajme / Kronika e zezë / “Ti s’bën për këtë punë” fjalët e fundit të Myftar Metallari para se ta vriste i biri

“Ti s’bën për këtë punë” fjalët e fundit të Myftar Metallari para se ta vriste i biri

21-vjeçari Mirald Metallari ka rrëfyer momentin para vrasjes së babait të tij brenda në shtëpi. Sipas tregimit, Myftari kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një rrip betoni bashkë me djalin Miraldin. Në momentin që i biri po transportonte karrocën me beton dhe i është derdhur dhe i ati ka nisur t’i bërtasë. “Ti s’bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh”,- mësohet ti ketë thënë ai të birit.

Djali në nerva e sipër la punën dhe hyri brenda në banesë. I ati e ndoqi nga pas. Janë përleshur në korridor dhe djali ka marrë pistoletën në dhomën e të atit. Në këtë moment e ëma Nurie Metallari ka hyrë në mes për t’i ndarë dhe është qëlluar me 3 plumba. Pas saj, Miraldi ka qëlluar edhe të atin me tre plumba.

Në shtëpi mësohet të kenë hyrë më pas dy motrat e Miraldit, njëra prej të cilave martohej në mes të gushtit. Për këtë shkak po e ndërtonin e murin përreth shtëpisë.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *