Home / Lajme / Kronika e zezë / Tragjedi në Çair të Shkupit, humb jetën 27 vjeçari

Tragjedi në Çair të Shkupit, humb jetën 27 vjeçari

Një tragjedi ka ndodhur në rrugën Hristijan Todorovski Karposh në Çair të Shkupit me ç’rast ka hunbur jetën një i ri 27 vjeçar. Sipas policisë, deri sa 27 vjeçari me iniciale R.M. ka kryer punë me kompresor dore në një oborr, rreth orës 14 e 45 minuta ka rënë pa vetëdije në tokë, shkruan Gazeta Lajm.

Ai menjëherë është dërguar në poliklinikën e Çairit prej ku është transferuar në spitalin Sistina, ku rreth orës 16 e 10 minuta është konstatuar vdekja. Sipas policisë, 27 vjeçari ka qenë nga fshati Creshovë i Shkupit. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *