Home / Lajme / Botë / Tramp bisedon me liderët e Japonisë dhe Kinës për Korenë Veriore

Tramp bisedon me liderët e Japonisë dhe Kinës për Korenë Veriore

Shtëpia e Bardhë tha se Tramp ka biseduar me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, dhe me presidentin e Kinës, Si Xhiping.

“Koreja e Veriut dhe programi i saj bërthamor kanë qenë pjesë e diskutimeve me të dy liderët”, tha Shtëpia e Bardhë.

Trump do të takojë liderin japonez dhe atë kinez në samitin e G20-ës (grupit të vendeve më të industrializuara) që mbahet këtë javë në Hamburg të Gjermanisë, transmeton REL.

Koreja e Veriut ka kryer dy prova bërthamore, ndërsa ka lëshuar disa raketa balistike.

Ajo thotë se po bën përpjekje të zhvillojë një raketë – të aftë për të hedhur kokë bërthamore në SHBA.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *