Home / Lajme / Botë / Tramp për provën raketore koreanoveriore: Kina të përfundojë me këto çmenduri njëherë e përgjithmonë

Tramp për provën raketore koreanoveriore: Kina të përfundojë me këto çmenduri njëherë e përgjithmonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp disa orë pasi Koreja e Veriut lançoi raketë të re balistike, në Tuiter publikoi se është “e vështirë të besohet se Koreja e Jugut dhe Japonia këtë do ta durojnë më”.

“Ndoshta Kina do të ndërmarrë hapa serioze ndaj Koresë së Veriut dhe do të përfundojë me këto çmenduri njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Tramp në Tuiter.

Shtëpia e Bardhë ende zyrtarisht nuk ka reaguar në stërvitjen raketore të Phenianit.

Komanda e forcave amerikane në Oqeanin e Paqësor kumtoi se raketa ishte vërejtur 37 minuta para se të bjerë në Detin japonez. Raketa ka fluturuar 930 kilometra për 37 minuta para se të binte në Detin Japonez.

Koreja e Veriut paralajmëroi se sot do të publikojë një lajm të madh, pasi përfaqësuesit koreanojugorë dhe amerikanë deklaruan se ka kryer provë të raketës balistike me rreze të mesme veprimi. Seuli dyshon se raketa ishte raketë interkontinentale balistike.

“Jam thellë i dëshpëruar nga stërvitja raketore, të kryer disa ditë pasi me kolegun amerikan Donald Tramp apeluam për përmbajtje të Koresë Veriore”, theksoi presidenti i Koresë Jugore Mun Je-in në fillim të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit koreanojugor për siguri nacionale.

Ministria japoneze e Mbrojtjes kumtoi se raketa balistike koreanoveriore me rreze të mesme veprimi “në masë të madhe” ka tejkaluar prej 2.500 kilometrash.

Kryeministri japonez Shinzo Abe theksoi se testimi i ri raketor i Koresë Veriore është kërcënim i cili rritet gjithnjë e më shumë.

Ai shtoi se Pheniani nuk përqendrohet në paralajmërimet nga bashkësia ndërkombëtare dhe iu bëri thirrje Kinës dhe Rusisë që të luajnë rol më konstruktiv për çështjen koreanoveriore.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *