Home / Lajme / Kronika e zezë / Trondit Shqiptaria, I riu vret me armë zjarri mjekun në prani të fëmijëve – (FOTO)

Trondit Shqiptaria, I riu vret me armë zjarri mjekun në prani të fëmijëve – (FOTO)

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, në mesnatë, në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës.

Viktima është 40 vjeçari Ilir Alija, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt pronësie.

40 vjeçari është qëlluar në banesën e tij, në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

 

 

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, si shtetasin Dritan Ymeri dhe e ka rrethuar atë në shtëpinë ku ka ndodhur krimi.

Ilir Alija ishte me profesion mjek dhe shërbente në një fshat të Shkodrës, ndërsa autori është edhe fqinji i tij.

Por pas ndërhyrjes së RENEA-s, autori i dyshuar nuk është gjetur në banesë, pasi ai ka mundur të largohej më parë se policia të rrethonte zonën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

 

 

 

Ja si nisi konflikti për pronën ku mbeti i vrarë mjeku

Konflikti për pronën shkaktoi viktimën e radhës në vendin tonë, ku i vrarë mbeti mjeku Ilir Aliaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 23.40 minuta të mbrëmjes së të premtes (30 qershor 2017) në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër dhe gjithçka mësohet se ka ardhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, Dritan Ymeraj.

 

Mësohet se fqinjët kishin patur edhe më herët debate mes tyre për një shtesë që po ndërtohej mbi katin e tretë të pallatit ku jetonin Aliaj dhe Ymeraj. Konfliktet kishin agravuar mbrëmjen e së premtes deri në tone të ashpra e fyerje, saqë në një moment Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka shtënë dy herë në drejtim të Aliaj, në prezencë të fëmijëve të tij dhe bashkëshortes, duke e lënë të vdekur në vend.

Forca të shumta policie dhe FNSH e Shkodrës mbërriti në vendngjarje ku nisën hetimet dhe u vunë në kërkim të autorit të dyshuar. Megjithëse deklarimet e familjarëve të viktimës, por edhe fqinjëve ishin se autori i dyshuar ishte larguar pas ngjarjes me automjetin e tij, policia kishte dyshime se ai ndodhej në banesë dhe për këtë kërkoi përforcimet e forcave RENEA nga Tirana.

 

Ardhja e tyre shënoi plot 5 orë kërkime dhe thirrje në banesën e autorit të dyshuar që jetonte i vetëm për dorëzim, por në fund rezultoi se ato kishin qenë të kota, pasi ai nuk ndodhej brenda. Orët e pritjes dhe përqendrimi i policisë përreth banesës i kanë dhënë mundësinë këtij të fundit të largohej edhe më shumë nga vendi i ngjarjes për t’iu fshehur forcave policore.

 

Mjeku i ndjerë Aliaj dhe autori i dyshuar Demiraj sipas raportimeve të familjarëve dhe fqinjëve kishin patur disa herë debate të forta mes tyre rreth shtesës në pallatin parafabrikat, i cili prej tyre ka pësuar ndryshime duke i shtuar 1 kat më shumë, e ku mjeku Aliaj kishte programuar shtimin edhe të katit të katërt.

Këtu mësohet se ka qenë edhe zanafilla e konfliktit mes palëve që degjeneroi mbrëmjen e së premtes në përdorimin e armës duke lënë të vdekur mjekun Aliaj.

 

Pas vrasjes së mjekut, ambulanca e ardhur për ndihmë nuk ndizet, shtyhet me viktimën brenda

Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për të marrë trupin e viktimës, por mjeti ka pësuar një defekt në nisje.

 

Është dashur ndihma e policëve dhe banorëve për ta shtyrë ambulancën që të nisej. Shpeshherë defekt apo vonesat e ambulancave mund të jenë vendimtare për jetën e të plagosurve apo lënduarve.

Kërkimet për autorin e ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa bëhet me dije se ai është arratisur nga banesa e tij.

 

Dritan Ymeraj jetonte i vetëm në banesën ngjitur me atë të viktimës. 26-vjeçari ishte parë ti drejtohej banesës menjëherë sapo kishte qëlluar dy herë me pistoletë mjekun Ilir Aliaj në sy të djalit të tij 16 vjeçar.

 

Kjo ka bërë që edhe policia të dyshojë se ai ishte mbyllur brenda. Por ka rezultuar që ai fill pas vrasjes është larguar me mjetin e tij në drejtim të paditur. RENEA dhe FNSH janë pozicionuar në pika të ndryshme të Shkodrës, pasi dyshohet se Ymeraj mund të jetë fshehur tek ndonjë i afërm i tij.

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *