Home / Lajme / Botë / Trump: Amerika e përkushtuar për paqen në Evropë

Trump: Amerika e përkushtuar për paqen në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Amerika “është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Evropën qendrore”.

Duke folur në Varshavë, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin polak, Andrzej Duda, Trump tha se SHBA-ja po punon me Poloninë për t’iu përgjigjur “veprimeve të Rusisë dhe sjelljes së saj destabilizuese”.

“Aleanca jonë e fuqishme me NATO-n dhe Poloninë mbetet kyçe për të penguar konfliktet dhe për të siguruar se lufta midis fuqive të mëdha nuk do ta shkatërrojë më kurrë Evropën”, tha Trump.

Në Varshavë, Trump do të takojë liderët e Evropës qendrore dhe lindore, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim nga sheshi Krasinksi.

Më vonë, Trump do të udhëtojë drejt Hamburgut, ku, të premten, do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Në margjina të këtij Samiti, Trump do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *