Home / Lajme / Botë / Trump në Poloni: Po mendojmë për gjera serioze kundër Koresë Veriore

Trump në Poloni: Po mendojmë për gjera serioze kundër Koresë Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja është duke menduar për gjera goxha serioze ndaj Koresë Veriore.

Ai ka thënë se Veriu është duke u sjell shumë, shumë keq, dhe se ai do të presë edhe ca javë apo muaj për të parë se çfarë ndodh, transmeton Express.

Komentet e presidentit amerikan ishin të parat publike qëkur Koreja Veriore e testoi një raketë balistike interkontinentale e cila mund ta arrijë Alaskën.

Ai ka theksuar se diçka duhet të bëhet për këtë vend. Megjithatë, Trump nuk do të vendosë vija të kuqe dhe nuk do të tregojë se çfarë është duke planifikuar saktësisht./Express/

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *