Home / Lajme / Botë / Trump nuk dorëzohet – Senati voton sot mocionin për rihapjen ose jo të debatit për “Obamacare”

Trump nuk dorëzohet – Senati voton sot mocionin për rihapjen ose jo të debatit për “Obamacare”

Presidenti Donald Trump duket se është i vendosur për të shfuqizuar planin “Obamacare” për Shëndetësinë, ndërsa i ka bërë thirrje republikanëve të senatit që të mbështesin një mocion ditën e sotme, që në rast se do të miratohet, rihap edhe njëherë debatet mbi këtë çështje. Ndërsa e quajti planin e paraardhësit të tij një makth për vendin, Trump kërkoi votën e antarëve të partisë së tij, duke u shprehur se administrata ka ndërmend që t’a mbajë premtimin më madhor që i bërë qytetarëve gjatë fushatës elektorale.

Pavarësisht se në plan të parë republikanët duket se nuk i kanë shifrat e nevojshme për të zhbërë planin për kujdesin shëndetësor ‘Obamacare’, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar unitet në rradhët e tyre me qëllim që të miratohet paketa e tij zëvendësuese.

Thirrja e liderit të Uashingtonit erdhi pak orë përpara se Senati të zhvillojë një tjetër votim, ku anëtarët e dhomës së lartë të Kongresit amerikan do të përcaktojnë nëse do të rihapet ose jo debati mbi këtë çështje.

Në fjalën e tij, u shpreh se plani i Obamës për shëndetësinë është një makth i vërtetë dhe se ka nevojë të ndryshohet për të mirën e vendit.

“Ne si parti duhet të përmbushim premtimin solemn që u bëmë votuesve për të shfuqizuar e më pas për të zëvendësuar atë që kemi përfolur për shtatë vite. Deri më tani, senatorët republikanë nuk e kanë bërë detyrën e tyre për t’i dhënë fund këtij makthi të quajtur ‘Obamacare’. Megjithatë, ata tani kanë një shans. Ne kemi një plan konkret për të shkatërruar paketën katastrofale të shëndetësisë. Senati është mjaft pranë përmbushjes së këtij misioni, por problem është se nuk kemi ende ndihmën e demokratëve në këtë aspekt.”

Senatorët republikanë me 52 ndenjëse në dhomën e lartë të Kongresit kanë shumicën e nevojshme për t’a miratuar paketën e Donald Trump, por në votimin e fundit, katër prej tyre nuk preferuan që të mbështesin nismën e Presidentit.

Kjo gjë bëri që konservatorët të humbasin maxhorancën kur flitet për një prej premtimeve më madhore të Trump.

Megjithatë, ekspertët shprehen se mundësia e rihapjes së debatit mbetet e madhe. Në Senat pritet të ritkhehet edhe Senatori John McCain, i cili vetëm pak javë më parë u diagnostikua me tumor në tru, i cili ishte në një fazë të avancuar.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *