Home / Kryesoret / ”Turpin e Teuta Arifit nuk mund ta mbulojnë as çadrat” (Foto/Video)

”Turpin e Teuta Arifit nuk mund ta mbulojnë as çadrat” (Foto/Video)

Forumi Rinor i Lëvizjes Besa në Tetovë me një aktivitet ditor ka kritikuar punën e kryetares së Tetovës, Teuta Arifi. Të rinjtë e Besës i kanë thënë Arifit në mes tjerash ”Ajo që di të bëjë znj. Teuta Arifi është që të përpiqet që turpin ta mbulojë me lajme të pavërteta.”

”Ndodhemi sot në mesin e këtij grumbulli të mbeturinave që qëndron në hyrje të qytetit të Teovës për ta realizuar këtë aksion simbolik në shenjë revolte dhe proteste ndaj kësaj katastrofe ekologjike. Sikur të mos mjaftonte helmimi i qytetit për vite të tëra, mungesa e ujit dhe e kushteve elementare higjienike, Komuna e Tetovës ka shfaqur neglizhencë të tmerrshme ndaj mbeturinave të qytetit. Cepet e Komunës së Tetovës janë të mbushura me mbeturina, të cilat në mot të nxehtë janë shkaktarë të sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme.” përfundojnë në reagimin e tyre të rinjtë e Lëvizjes Besa.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *