Home / Lajme / Rajon / Turp dhe krenari në fshatin shqiptar prej nga vjen “njeriu më i urryer në Amerikë”

Turp dhe krenari në fshatin shqiptar prej nga vjen “njeriu më i urryer në Amerikë”

Martin Shkreli akuzohet për rritjen e çmimet e një bari shërues për rreth 5 mijë për qind, dhe tani është në gjykim për mashtrim në Nju Jork. Shqiptari kishte ngritur çmimin e barit shërues në 750 dollarë për një kapsulë nga 13.50 dollarë sa ishte në fillim

Sipërmarrësi farmaceutik, shqiptari Martin Shkreli, është cilësuar si “njeriu më i urryer në Amerikë”. Në fshatin e tij nga ku e ka marr mbiemrin, kjo ka sjell krenari dhe turp, shkruan në një reportazh të gjatë nga “Reuters” për fshatin e lindjes së tij.

 

34-vjeçari Shkreli, ish-drejtor i ekzekutiv i kompanisë së barnave, thotë më parë se është shqiptari më i suksesshëm në botë, përcjell albinfo.ch.

 

Por, në fshatin e lindjes, Shkrel, janë të ndarë në dysh rreth tij. Ai akuzohet për rritjen e çmimet e një bari shërues për rreth 5 mijë për qind, dhe tani është në gjykim për mashtrim në Nju Jork.

 

Shqiptari kishte ngritur çmimin e barit shërues në 750 dollarë për një kapsulë nga 13.50 dollarë sa ishte në fillim. Kjo kishte acaruar shumë pacientët në SHBA.

 

Ai po gjykohet për mashtrim e investitorëve derisa menaxhonte dy fonde dhe një kompani barnash “Retrophin” mes viteve 2009 dhe 2014.

 

Derisa shumë janë kundër tij, për më shumë se gjysmën e tre milionë banorëve të Shqipërisë ai është një model. Shumica do të dëshironin të largohen nga Shqipëria për të pasur një jetë më të mirë. Por, shumica nuk ishin në dijeni se ai kishte thënë se është shqiptari më i suksesshëm financiarisht sesa Nëna Terezë, duke shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

 

Disa kanë kujtuar familjen Shkreli. Ata kanë thënë se kjo familje ishte zhvendosur në Mal të Zi shumë kohë më parë, para se të shkonin në Amerikë gjatë viteve ’60-ta.

 

Martin Shkreli është lindur dhe rritur në Brooklyn, ku kanë përfunduar edhe migrantë tjerë nga Shkreli.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *