Home / Lajme / Maqedoni / Ushtarët amerikanë arritën në Maqedoni, do të stërviten me ushtarët e URM-së

Ushtarët amerikanë arritën në Maqedoni, do të stërviten me ushtarët e URM-së

Në gjashtë karvane me nga 20 automjete ushtarake sot përmes vendkalimit “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni arritën 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me inxhinierët e Armatës së Republikës së Maqedonisë “DRAGOON GUARDIAN 17″,

Në Kumanovë, pas pjesës zyrtare të fillimit të stërvitjes e cila do të zhvillohet në Poligonin e armatës “Krivollak” si dhe në disa qytete në Maqedoni do të prezantohen pjesë të automjeteve ushtarake të Forcave të armatosura të SHBA-së.

Nesër dhe pasnesër, në kuadër të bashkëpunimit civil-ushtarak, automjetet do të rpezantohen në Shkup, Shtip dhe Veles, me ç’rast përmes interaksionit me popullatën lokale, krahas prezantimit do të realizohen fitnes sesione dhe gara për fëmijë. Më 31 korrik në Krivollak do të mbahet Ditë e hapur për mysafirë të lartë dhe mediume. Më 3 dhe 4 gusht vazhdojnë aktivitetet me bashkëpunim civil ushtarak në Strumicë dhe Strugë ku krahas prezantimit të pajisjes do të mbahet edhe ndeshje futbolli ndërmjet pjesëtarëve të të dy armatave me klubin lokal.

Në poligonin “Krivollak” sot do të fillojnë edhe aktivitetet e përbashkëta të dy armatave, ku ARM me 95 pjesëtarë do ta tregojë gatishmërinë në përgjigje të skenarit të përgatitur për stërvitje. Aktiviteti i parë do të jetë përpunimi i Rrugicës fluturuese-ateruese (RRFA) për fluturake pa pilot në gjatësi prej 300 dhe gjerësi 30 metra. RRFA do të përpunohet sipas të gjitha standardeve të ushtrisë amerikane, ndërkaq do t’i mbetet për shfrytëzim ARM-së. Gjatë stërvitjes, inxhinierët do të pastrojnë rrugët nga mjetet e improvizuara shpërthyese, ndërsa njësitë ABHO do të stërvisin mbrojtje nga armë automatike dhe mënyrën e dekontaminimit. Aktiviteti i fundit do të jetë njohja me armatimet personale të të dy armatave me ç’rast do të kryhen edhe çitje ushtarake, njofton AIM.

Stërvitja dedikohet për mbështetje të caqeve për trajnim për përforcim të procedurave operative standarde të njësive inxhinierike dhe ABHO nga përbërja e ARM-së, si dhe avancim i mirëkuptimit të ndërsjelltë mes ARM-së dhe FA të SHBA-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *