Home / Kryesoret / Vapë e madhe në Maqedoni në gusht, temperaturat mbi 40 gradë

Vapë e madhe në Maqedoni në gusht, temperaturat mbi 40 gradë

Muaji gusht do të filloj me temperatura të larta dhe mot shumë të nxehtë. Kështu njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike.

Lençe Rizova nga ky institut thotë se duke filluar nga dita e hënë ajri do të jetë i ngrohtë dhe i shoqëruar me temperatura që do të arrijnë deri në 40 gradë, ndërsa kushte për shi mund të ketë vetëm në pjesët malore të vendit.

Rizova thotë se java nuk do të vazhdojë kështu, pasi e premtja pritet të na sjellë mot edhe më të nxehtë.

Rizova njofton se në pjesën e parë të muajit gusht nuk priten reshje të shiut, pasi temperatura do të ketë rritje të vazhdueshme, ndërsa ndër rajonet më të nxehta bën pjesë edhe lugina e Shkupit.

Nga Enti për Punë Hidrometeorologjike thonë se temperaturat e larta do të vazhdojnë deri në përfundim të pjesës së parë të muajit gusht, e pas përfundimit të kësaj periudhe pritet freskim i motit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *