Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdesin dy shqiptarë në një aksident në Itali, një person po lufton me vdekjen (FOTO)

Vdesin dy shqiptarë në një aksident në Itali, një person po lufton me vdekjen (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Itali, me protagonistë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00, në Cezena.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” ndërsa janë përfshirë një furgon dhe një kamion me rimorkio.

 

Viktimat, identitetet e të cilëve ende nuk dihen, i përkasin moshave 37 dhe 39 vjeç.

Gjatë aksidentit një tjetër person, shtetësia e të cilit ende nuk dihet, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *