Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdesin katër persona nga aksidenti në hyrje të Prishtinës, vetura me targa të Gjermanisë

Vdesin katër persona nga aksidenti në hyrje të Prishtinës, vetura me targa të Gjermanisë

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, derisa vetura ishte me targa të Gjermanisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten pas mesnatës në hyrje të Prishtinës, ku një veturë e tipit “Audi” ka rënë nga ura, ku kanë mbetur të vdekur katër persona, tre burra dhe një grua, raporton albinfo.ch. Mëesohet se janë nga Komuna e Vitisë.

Siç bëjnë të ditura mediat vendase, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, derisa vetura ishte me targa të Gjermanisë.

Gjithashtu një grua që po ashtu ishte veturë është dërguar në QKUK, dhe mësohet se gjendja e saj nuk është stabile.

Vetura ishte shkatërruar tërësisht, derisa policia dhe ambulanca kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *