Home / Lajme / Botë / Vendet arabe s’ia pranojnë përgjigjen Katarit, e vazhdojnë bllokadën

Vendet arabe s’ia pranojnë përgjigjen Katarit, e vazhdojnë bllokadën

Fqinjët e Katarit nuk e kanë pranuar përgjigjen e saj ndaj një liste me kërkesa dhe kanë thënë se do të vazhdojnë ta bllokojnë shtetin e vogël dhe pasur emirat, derisa mosmarrëveshja e hidhur diplomatike në Gjiri nuk tregoi shenja të përmirësimit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni i shkëputën marrëdhëniet me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar se po e përkrah terrorizmin. Më 22 qershor këto vende e bënë një listë me 13 kërkesa – përfshirë ndërprerjen e përkrahjes së Vëllazërisë Myslimane dhe mbylljen e transmetuesit al-Jazeera – për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes dhe i dhanë Katarit10 ditë për t’iu bindur atyre, transmeton Express.

Ultimatumi i tyre u shty edhe për 48 orë të dielën, pasi Katari ia dërgoi një letër ndërmjetësuesve të Kuvajtit duke refuzuar të përfshihet.

Duke folur pas një takimi në Kajro të ministrave të jashtëm të katër vendeve bllokuese, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, ka thënë se përgjigja e Katarit ishte negative në përgjithësi dhe se i mungonte përmbajtja.

“Katari nuk e kupton seriozitetin dhe rëndësinë e situatës,” ka thënë ai, duke e lexuar një komunikatë të përbashkët.

Sanksionet ekzistuese, përfshirë bllokadën tokësore dhe ajrore, do të mbesin në fuqi, thuhet në komunikatë, ndërsa masat shtesë do të merren në kohën e duhur./Express/

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *