Home / Lajme / Kronika e zezë / Vetëvaret këngëtari me famë botërore…

Vetëvaret këngëtari me famë botërore…

Chester Bennington, këngëtari i bandës së njohur të muzikës rock alternativ, Linkin Park ka vdekur.

Mediat amerikane njoftojnë se 41-vjeçari Chester Bennington ka vrarë veten në banesën e tij private në Palos Verdes në Los Anxheles.

Këngëtari është gjetur i varur nga shërbimet e emergjencës, ndërkohë që menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vetëvrasjes.

Linkin Park u formua si bandë në vitin 1996 nga Mike Shinoda, Rob Bourdon dhe Brad Delson, që të gjimnazistë në atë kohë.

Chester Bennington iu bashkua bandës në mars të vitit 1999 dhe një vit më vonë banda kap majat e suksesit me albumin alternativ rock, Hybrid Theory, ku shiti mbi 4.5 milionë kopje vetëm në pak muaj. Në 2003 nxjerrin albumin Meteora dhe menjëherë renditen në majat e klasifikimeve në SHBA, Britani dhe Australi.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *