Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën me ndihmën e çelësit që e ka gjetur nën qilim,

MPB kumtoi se është ngritur padi penale kundër D.M. (31) nga Struga për shkak të dyshimit për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Ai në periudhën prej 8 deri 14 korrik në shtëpinë e rrugës Kuzman Josifoski-Pitu në Strugë, pronë e S.L (59), me çelës origjinal, të gjetur nën qilim para derës hyrëse, ka hyrë brenda dhe ka vjedhur 700 euro, 5.500 denarë dhe 22 dollarë amerikane.

Policia është duke punuar rreth rastit dhe detajet do të jepen në ditët në vijim. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *