Home / Lajme / Kronika e zezë / Vlorë, mbyten 3 të rinj në Zvërnec. Policia identifikon trupat, njëri është nga Tetova (VIDEO)

Vlorë, mbyten 3 të rinj në Zvërnec. Policia identifikon trupat, njëri është nga Tetova (VIDEO)

Tre persona kanë humbur jetën këtë të shtunë pasi janë mbytur teksa bënin plazh në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:30 policia është njoftuar se pranë Gjirit të Portanovos ishin në rrezik mbytjeje dy persona.

 

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare janë nisur me mjete lundruese për t’u ardhur në ndihmë, por pa mundur t’i shpëtojnë.

Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë dy femra dhe një mashkull dhe trupat e tyre janë nxjerrë tashmë nga uji. Ata janë identifikuar si shtetasit:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Më herët gjatë ditës, po në Vlorë, një 14-vjeçar u mbyt në zonën e Ujit të Ftohtë.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *