Home / Kryesoret / VMRO-ja edhe sot ka bërë thirrje që Taravari të dorëhiqet

VMRO-ja edhe sot ka bërë thirrje që Taravari të dorëhiqet

VMRO-DPMNE i bën thirrje ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari të japë dorëheqje sepse ende nuk ka diagnozë të saktë prej çfarë kanë vdekur të dy personat nga Siminica dhe nuk dihet nëse është blerë reagjenti i nevojshëm dhe e cila është sëmundje virale që po përhapet në Gostivar.

“Qytetarët derisa janë në kaos dhe panik, shërbimet e Ministrisë flenë. Katastrofale është që ministri dhe kryeministri nuk kanë siguruar reagjent për konstatimin e diagnozës. Është e tmerrshme pesë ditë të mos ketë asnjë interes të sanojnë një dukuri të sëmundjes së rëndë, aspak të mos mërziten për shëndetin e njerëzve nga Simnica dhe Gostivari, dhe në vend të tregojnë kujdes të mundohen ta fshehin ngjarjen”, tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme për media.

Theksoi se ministri Taravari jep deklarata paushall nga Amerika derisa në Gostivar vdesin njerëz dhe të gjithë druajnë dhe janë në panik, të frikësuar për jetët e tyre dhe jetët e fëmijëve të tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *