Home / Lajme / Maqedoni / VMRO kërkon nga ASHAM të deklarohet për marrëveshjen me Bullgarinë

VMRO kërkon nga ASHAM të deklarohet për marrëveshjen me Bullgarinë

OBRM-PDUKM-ja në kumtesën e rregullt të mëngjesit i bën thirrje Akademisë së Shkencës dhe Artit në Maqedoni (ASHAM) të deklarohet për marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që siç thonë, kryeministri Zaev ka për qëllim ta nënshkruajnë me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“ASHAM duhet të dalë me qëndrim rreth marrëveshjes që Zaevi ka për qëllim ta nënshkruajë me Bullgarinë. Heshtja e ASHAM për çështje të tilla jep hapësirë për sulme të reja dhe për tallje. OBRM-PDUKM i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të reagojë pasi bëhet fjalë për reputacionin e shtetit”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti përsëri akuzojnë se për më pak se një muaj me marrëveshjen me Bullgarinë, opinioni nuk ka asnjë informacion se çfarë përmban kjo marrëveshje./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *