Home / Lajme / Maqedoni / VMRO: Komiteti i ri Ekzekutiv do të sjell fitore

VMRO: Komiteti i ri Ekzekutiv do të sjell fitore

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se struktura e re e Komitetit të partisë do të kthejë fitoren për partinë e Gruevskit në zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas tyre, përzgjedhja është bërë në bazë të aftësive dhe kritereve profesionale të anëtarëve.

“Në parti, çdo anëtar i VMRO-DPMNE-së ka kontributin e tij për punët që janë zbatuar dhe që do të zbatohen. Ky koncept i kombinimit edhe më njerëz të ri edhe me njerëz me përvojë u votua nga Komiteti qendror në të cilin ka persona me përvojë të gjatë në funksionimin e partisë. Ne presim që Komiteti i ri Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së vetëm do të paraqesë një moment të mirë në atë që konsiderohet si  kthim i VMRO-DPMNE-së përsëri në pushtet”, ka thënë Marjan Dodovski nga VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *