Home / Lajme / VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar për çështjet aktuale politike dhe për disa përfundime që ka regjistruar ajo.

Lidhur me marrëveshjen për miqësi, bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Bullgarisë, shumica e anëtarëve të partisë erdhën në përfundimin se:

Së pari, VMRO-DPMNE-ja mendon se është e mirë të nënshkruhet një marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, për të forcuar bashkëpunimin dhe miqësinë mes vendeve.

Megjithatë partia, ka vlerësuar se me kalimin e viteve nuk është arritur ende marrëveshje për disa çështje të pambyllura që kanë të bëjnë me identitetin e popullit maqedonas.

Anëtarët e partisë thonë se Shkupi dëshiron që Sofia zyrtarisht të prononcohet për për gjuhën maqedonase, që e konsiderojnë si një  dialekt të gjuhës bullgare.

Gjithashtu edhe kërkesën e Bullgarisë për të ndryshuar tekstet e historisë në Maqedoni”, kështu de facto, sipas mendimit të tyre, historia maqedonase, figura historike dhe ngjarjet janë paraqitur si pjesë e historisë së Bullgarisë.”

Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo do të fshijë historinë  për brezat e ardhshëm.
“Kërkesa e Bullgarisë në marrëveshje thotë se të dy vendet kanë një histori të përbashkët, është për të konfirmuar tezën se Maqedonia është histori bullgare, duke çuar në pretendimin se maqedonasit janë një komb imagjinar që nga viti 1944”, theksojnë nga opozita.

Nga kjo parti thonë se edhe pas takimit në Sofje dhe bisedës mes kryeministrit Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, përmbajtja e marrëveshjes një kohë të gjatë po mbahet e nga publiku, ndërsa mediat dhe politikanët bullgarë tregojnë një afirmitet të dukshëm për dokumentin.

Kujtojmë se dy qeveritë në Shkup dhe Sofje më 26 korrik kanë njoftuar përmbajtjen e marrëveshjes, e cila u miratua nga të dy qeveritë.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *