Home / Lajme / Rajon / Vrasja e të riut shqiptar, publikohen pamjet e kapjes së dy autorëve nëpër ferra (Video)

Vrasja e të riut shqiptar, publikohen pamjet e kapjes së dy autorëve nëpër ferra (Video)

Policia shqiptare ka publikuar pamje të operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së të riut në Borsh, Përparim Bega.

Pas vrasjes, 30 forca policie janë përfshirë për kapjen e autorëve. Njëri prej tyre u kap në banesë, ndërsa dy të tjerë u kapën në një zonë të pyllëzuar, ku edhe fshiheshin, në fshatin e Kudhës.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit maksimal të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy shtetasit e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.07.2017, rreth orës 00:40 në fshatin Borsh dhe konkretisht:

– Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.

– Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Panorama/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *