Home / Lajme / Kronika e zezë / Vrasje për tradhtinë e gruas? Shtohet misteri mbi ekzekutimin e Hysenit në Itali

Vrasje për tradhtinë e gruas? Shtohet misteri mbi ekzekutimin e Hysenit në Itali

Kujtim Beli ka mohuar të jete ekzekutori i Demir Hysenit në Itali.  Madje, 60-vjeçari ka formuar edhe një alibi duke thënë se nuk ishte në Terni ditën e vrasjes.

Kujtim Beli, u ndaluar dy ditë më parë në portin e Barit me akuzën se ka vrarë me pistoletë në Terni, 49-vjeçarin Demir Hyseni, rreth orës 7 të martës. Në momentin e arrestimit, Beli ishte duke pritur për tu nisur me traget në Shqipëri.

ImagePamje nga vendngjarja

Në gjykatë, ai ka mohuar të ketë vrarë 60-vjeçarin, raportojnë sot mediat lokale. Pista kryesore është se ai e ka kryer krimin për motive xhelozie. Dyshohet se Kujtim Beli ishte i bindur se miku i vjetër i familjes, Hyseni, kishte pasur në të shkuarën një lidhje dashurie me ish-gruan e tij, që tanimë jeton në Gjermani.

ImageKujtim Beli (djathtas) e Demir Hyseni (majtas)

Por, këtij dyshimi, Beli iu përgjigj në gjykatë duke thënë se nuk kishte më ndjenja për ish bashkëshorten dhe është prej vitesh i divorcuar nga ajo.

Kujtim Beli tha se ditën e krimit, ndodhej në Padova për punë, dhe jo në Terni, ku ndodhi vrasja.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *