Home / Lajme / Rajon / Vulin: Izraeli nuk do ta njohë Kosovën

Vulin: Izraeli nuk do ta njohë Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin ka thënë se gjatë vizitës së tij në Izrael, ka marrë konfirmimin nga zyrtarët e atjeshëm se ky vend nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, Vulin thotë se në Izrael e mori bindjen se ky vend nuk do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Duke komentuar vizitën në Tel Aviv, ku u takua me homologun e tij izraelit, Avigdor Lieberman ku edhe nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në mes të dy ministrive të mbrojtjes, Vulin tha për Radio Televizionin e Serbisë se Beogradi dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj dhe të bëjë miq në Lindjen e Mesme, transmeton Klan Kosova.

Vulin ka shtuar se gjatë vizitës së tij në Izrael, u takua me Patriarkun e Jerusalemit Theophilos i cili kishte thënë se Kosova është “Jerusalemi serb “, “territor ky që nuk mund t`i merret Serbisë”, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *