Home / Lajme / Maqedoni / Vullkani mbi Ohër mund të rizgjohet nga tërmetet e shumta (VIDEO)

Vullkani mbi Ohër mund të rizgjohet nga tërmetet e shumta (VIDEO)

Toka vazhdon të lëkundet në Maqedoni. Më se 10 lëkundje janë regjistruar që prej mesditës së djeshme, kur një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter dhe epiqendër pranë Ohrit, shkaktoi dëme të shumta materiale.

Pranë fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit, janë shfaqur edhe shenjat e para të asaj që nga media maqedonase cilësohet si ri-zgjimi i vullkanit Duvallo, shkruan Tch.

Ndërkaq, lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri.

Në këtë video shihet se si nga ky vullkan prej se janë aktivizuar tërmetet ka nisur të dalë tym.

Qendra Informative në Ohër u ka thënë qytetarëve të prekur që të qëndrojnë në tenda, në qoftë se shtëpitë e tyre kanë dëme të mëdha dhe frikësohen që të kalojnë natën në banesat e tyre./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *