Home / Lajme / Xha Branko i BDI : Mbetet në qëndrimin se homoseksualët kanë të drejtë martese

Xha Branko i BDI : Mbetet në qëndrimin se homoseksualët kanë të drejtë martese

Branko Manoilloski, deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), u sqarua sot për kërkesën e djeshme të tij për tu lejuar homoseksualëve në Maqedoni të martohen​.

Ai foli në anglisht pasi që nuk e flet mirë gjuhën shqipe.

Ai tha se nuk pendohet për deklaratën e dhënë por që është dhënë në emër të tij dhe jo të BDI-së ndërsa kërkoi falje nëse dikush është lënduar, megjithatë tha që homoseksualizmin nuk mund ta ndalim dhe duhet tu jepen të drejta dhe tyre.
“Kam jetuar në Amerikë për 50 vite, në një vend demokratik ku ka shumë gjëra të ndryshme nga Maqedonia. Unë mendoj dhe ndjej si amerikanët. Jemi mësuar të kemi homoseksualë atje, ata janë gjithkund: në politikë, në kishë, në rrugë, biznese… Në fakt, edhe në biznesin tim kam pasur shumë homoseksualë që kanë punuar për mua.

Njerëz shumë të mirë, shumë inteligjentë, produktiv.  Dje kur u shpreha e thash në emër timin, Branko Manoilloski dhe jo si pjesë e partisë së BDI-së. Ishte mendimi im personal andaj dhe kërkoj falje te pjesëtarët e BDI-së, VMRO-së, LSDM-së dhe gjithë juve nëse dikush është prekur nga kjo deklaratë.Por nuk duhet të prekeni. Homoseksualiteti ekziston në të gjitha popullatat dhe është duke ardhur te ne, ne këtë nuk mund ta ndalim. Kur thash që duhet tu lejohet martesa, nuk e thash tu lëndoj ndjenjat e juaja por thjeshtë sepse ata duhet të kenë të drejta. Ata jetojnë bashkë dhe ndërtojnë bashkë, por nëse njëri vdes, tjetri nuk ka të drejtë të ,merr pjesën që i takon si trashëgimtar sepse s’janë të martuar. Por heteroseksualët e kanë këtë të drejtë. Është çështje praktike dhe ekonomike. Ky është qëndrimi im dhe mbetet i tillë. Homoseksualët duhet të kenë të drejta të njëjta si unë dhe ti. Nuk kemi të drejtë aspak, të dalim kundër homoseksualëve. “ tha ai.

Gjithashtu lexo

Shoferët e nervozuar, “boks” në Londër – (VIDEO)

Përleshjet fizike mes shoferëve nuk mungojnë as në rrugët e Londrës. Një video është postuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *