Home / Kryesoret / Xhaferi , zgjedhjet lokale do t’i shpallë më 6 gusht

Xhaferi , zgjedhjet lokale do t’i shpallë më 6 gusht

 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot referoi për punën e Parlamentit prej 27 prillit e deri më tani, duke vlerësuar se kushtet janë në mënyrë drastike më pozitive sot.

Xhaferi konfirmoi se më 2 gusht, në Ilinden, do të flasë në Krushevë në “Meçkin Kamen”. Zgjedhjet lokale do t’i shpallë më 6 gusht, ndërsa ato do të duhet të mbahen më 15 tetor. Për shkak të aktiviteteve në Parlament përkatësisht mbledhja për ribalancin e Buxhetit dhe për ndërrimin e prokurorit publik Zvërlevski, deputetët do të jenë në pushim prej 8 deri më 25 gusht.

Kryetari i Parlamentit në konferencë për shtyp foli fillimisht në gjuhën shqipe, e më pas në gjuhën maqedonase. Duke u prëgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se për të nuk është provokim ajo që e ka shfrytëzuar të drejtën të flasë së pari në gjuhën shqipe. Nuk tha se në cilën gjuhë do të flasë në “Meçkin kamen” më 2 gusht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *