Home / Kryesoret / Zaev: Nuk përzihem në punën e organeve për arratinë

Zaev: Nuk përzihem në punën e organeve për arratinë

Një ditë pas vendimit për paraburgim për Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovskin opozita theksoi se përderisa me vendin po qeverisë Zoran Zaev, po paraburgosen policë profesionistë.

Po ashtu, nga VMRO-DPMNE-ja akuzuan se me vendimet për paraburgim, gjykata ka rënë preh e trysnisë së LSDM-së. Nga partia e Nikolla Gruevskit mohuan zërat se mbase të arratisurit, prej mbrëmë fshihen në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Gazetar: Kryetar i Supremes është Jovo Vangellovski, i cili është kumbar i funksionarit të lartë të VMRO-së, edhe atë e akuzoni?

“Nuk e di, këtë informacion për herë të parë e dëgjoj nga ju”, u përgjigj Orce Gjorgjievski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev, nuk deshi t’i komentojë vendimet e gjykatës rreth paraburgimeve të shqiptuara dhe pasaportat e konfiskuara të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së. Ai tha se çdo vendim gjyqësor ka pasojat e veta, dhe se si kryeministër e qeveri nuk duan të përzihen në punën e pushtetit gjyqësor.

“Duke mos shqiptuar paraburgim, shohim që njerëzit po arratisen. Nëse shqiptojnë paraburgim, atëherë kjo patjetër duhet të bëhet në pajtim me Ligjin. Ata e dinë pjesën e tyre të kompetencave ligjore, dhe besoj që do të vendosin në pajtueshmëri me Kushtetutën, Ligjin dhe në pajtim me bindjet e veta.” – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria paralajmëroi reforma në gjyqësor, të cilat assesi të fillojnë. Hapi i parë i lëvizjes së procesit reformues ishte shkarkimi i prokurorit shtetëror Marko Zvërlevski, i cili akoma vazhdon të qëndrojë në këtë funksion. U paralajmërua edhe rizgjedhje e përgjithshme e gjykatësve, por para disa ditëve, e njëjta u mohua pikërisht nga Qeveria, sepse siç thanë, nuk është në pajtueshmëri me direktivat e BE-së.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *