Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Obradoviq, në lojë për drejtor të ELEM-it

Zaev: Obradoviq, në lojë për drejtor të ELEM-it

Serbi kontrovers, Aleksandar Obradoviq, i cili nga Qeveria në Shkup mori me procedurë të përshpejtuar shtetësi maqedonase është në lojë për postin e drejtorit në kompaninë shtetërore për prodhimin e energjisë, ELEM. Këtë personalisht e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev.

Aleksandar Obradoviq është kuadër cilësor në fushën e energjetikës, por kjo nuk do të thotë se me automatizëm do të jetë drejtor ose jo. Po, ai është një prej opsioneve për drejtor të ELEM-it. Por, ne ende nuk e dimë se kush nga subjektet politike, vallë ekspertët vendor, do të marrë përgjegjësinë ndaj ndonjërit institucion. Është shumë herët të debatohet se kush, ku do të jetë drejtor- tha kryeministri Zoran Zaev.

 Paraprakisht nga Qeveria thuajse një javë nuk deshën ta konfirmojnë këtë informacion. Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev i cili vjen pikërisht nga fusha e energjetikës, ngjashëm si edhe Obradoviqi, pohonte se nuk është i njoftuar se serbi është në lojë. Sipas informacioneve nga Serbia gjatë udhëheqjes katërvjeçare të të Elektroekonomisë së Serbisë, Obradoviqi ishte në shënjestër të shumë aferave. Mediat e atjeshme shkruanin për tenderë të dyshimtë, shpenzim joekonomik të parave, madje edhe për punësim të yjeve televizive në kompani. Ai në vitin 2016, në emër të kompanisë bleu dy automobila luksoz Audi, pas çka kryeministri i atëhershëm Aleksandar Vuçiq, nga kuadri partiak i të cilit është edhe vetë Obradoviqi, vendosi ta largojë nga posti.

Goran Temenugov

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *