Home / Kryesoret / Zaev sot do të takohet me anëtarët e OEMVP-së

Zaev sot do të takohet me anëtarët e OEMVP-së

Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev sot do të ketë me anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP),

Qëllimi i takimit, siç kumtoi OEMVP, është diskutimi për të gjitha çështjet e hapura dhe tejkalimi i tyre për krijimin e një klime më të mirë afariste dhe mundësive të barabarta për të gjithë në treg. Takimi do të mbahet në Oda nën organizim të saj.

Fjalim hyrës do të ketë drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Driton Iseni, me ç’rast fjalim do të mbajnë kryeministri Zoran Zaev, zv.Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i Odës, Nebi Hoxha, njofton AIM.

Në takim është paralajmëruar prania edhe e ministrave të Transportit dhe Lidhjeve, të Bujqësisë dhe MJPH-së.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *