Home / Kryesoret / Zaev takon përfaqësuesit e UNICEF-it

Zaev takon përfaqësuesit e UNICEF-it

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me delegacionin e UNICEF-it, i kryesuar nga Benxhamin Perks.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kryeministri i ka njoftuar mysafirët e UNICEF-it me përcaktimet reformuese dhe prioritetet qeveritare për përmirësimin e gjendjes me të drejtat e njeriut dhe të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë.Në takim ishte konstatuar se këto çështje kanë përgjigje në bashkëpunimin e përbashkët mes institucioneve të Republikës së Maqedonisë dhe UNICEF-it, gjithashtu edhe për sfidat me të cilatpërballen fëmijët nga kategoritë e rrezikuara në sistemin arsimor.

“Nder dhe kënaqësi është ta kemi UNICEF-in si partner”, ka porositur kryeministri Zaev dhe i ka ftuar përfaqësuesit e fondacionit për fëmijë të Kombeve të Bashkuara, me komente, propozime dhe projekte të tyre, të jenë bashkëpunëtorë të Qeverisë për t’u ballafaquar me sukses me sfidat për përmirësimin e kushteve për jetë dhe zhvillim të të gjithë fëmijëve pa përjashtim në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *