Home / Lajme / Maqedoni / Zaevi dhe Osmani prezantuan planin e Qeverisë për reformat urgjente (Video)

Zaevi dhe Osmani prezantuan planin e Qeverisë për reformat urgjente (Video)

Kryeministri Zoran Zaev dhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot në një konferencë për shtyp, prezantuan planin për reforma urgjente “3-6-9” të cilin gjatë seancës së djeshme qeveria e miratoi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Plani është i përbërë nga tre pjesë edha atë: në pakon e parë reformat për tre muaj deri në zgjedhjet lokale; pako e dytë reforma për gjashtë muaj deri në mbajtjen e Këshillit të BE-së në dhjetor, duhet të arrihen të rezultate serioze; pako e tretë e reformave duhet të ndodhë për nëntë muaj, gjegjësisht deri në shpalljen e raporit të rregullt të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Kryeministri Zaev tha se, plani të cilin kanë arritur ta përpilojnë përmban reforma të cilat janë urgjente dhe të cilat sipas tij, do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Atë që qeveria ka shkruar në këtë dokument është me rëndësi të madhe për shtetin dhe do të jemi maksimalisht të angazhuar për ta zbatuar”, tha Zaevi.

Zaevi nga gazetarët u pyet edhe për çështjen e homoseksualëve, të cilën para disa ditëve e ngriti deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski. Ai tha se kjo çështje do të rregullohet me ligj, pasi të kalojë në debat publik.

Ndërsa Bujar Osmani deklaroi se plani përmban reforma në fusha të ndryshme, ndërsa paralajmëroi bashkëpunim me opozitën dhe kryetarin e Kuvendit për zbatimin e këtij plani.

Ai tha se ligji për gjuhën shqipe do të përgatitet për tre muaj, por nuk tregoi se kur i njëjti do të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.

Osmani shtoi se pasi qeveria ta përgatit ligjin për përdorimin e gjuhëve, i njëjit më pas do të shkojë në Parlament dhe Komisionin e Venedikut./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *