Home / Kryesoret / Zbulohet video tmerruese, pulat lyhen me gaz para se të priten e të konsumohen (Video)

Zbulohet video tmerruese, pulat lyhen me gaz para se të priten e të konsumohen (Video)

Shpesh jemi të shqetësuar për atë që konsumojmë.
Sidomos kur bie fjala tek produkte si mishi i pulës, kaq i pranishëm në tryezat tona, shqetësimi bëhet akoma më i madh.

Britanikët druhen se pulat e lara me klorinë do përfundojnë në tryezat e tyre.

Kjo për shkak se pas daljes nga BE, britanikët do importojnë pulat amerikane.

Daily Mail shkruan se pulat në SHBA trajtohen me këtë kimikat për shkak të gjendjes së tmerrshme të fermave ku rriten këto pula.

Ato njihen me emrin ‘Franken-pulat’ për shkak se trajtohen në mënyrë horror.

Hapësira e fermave ku rriten këto pula është e vogël.

Pulat peshojnë deri në 4 kg dhe shpesh nuk lëvizin dot për shkak të kësaj peshe.

Pulat në shumicën e kohës jetojnë pa parë dritën natyrale.

Sipas DM, pulat shpesh ngordhin përpara se të arrijnë maturimin dhe i lënë aty, të mbuluara në feçe.

Kjo krijon një ambient të përshtatshëm për të shtuar sëmundjet.

Ndryshe nga Europa, në SHBA nuk ka kërkesa ligjore për hapësirën minimale që duhet të ketë për një pulë që ajo të rritet në mënyrën e duhur.

Po ashtu nuk ka rregulla për nivelet e ndriçimit, për nivelin e amoniakut, por mbi të gjitha për larjen e pulave me klorinë apo desinfektantë të tjerë.

Për shkak të gjendjes së mjerueshme ku ruhen pulat, 97 përqind e tyre lahen me klorinë pasi priten.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *